Në kundërshtim me ligjin, Rama i VV-së bën presion në QNR që të shpallen të vlefshme fletëvotimet e shtypura përgjysmë - NACIONALE

Në kundërshtim me ligjin, Rama i VV-së bën presion në QNR që të shpallen të vlefshme fletëvotimet e shtypura përgjysmë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, nuk ka të ndalur me veprimet e tij antiligjore në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ditëve të fundit ai qëndruar në QNR, ku po numërohen votat me postë të diasporës, duke bërë veprime antiligjore.

Në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, ai ka ndëryrë vazhdimisht në punën e grupeve të numërimit. Ndonëse nuk e ka këtë të drejtë, ai ka ndërhyrë në përcaktimin se çka është fletëvotim i vlefshëm dhe i pavlefshëm, ani se kjo është punë e pavarur e ekipeve të numërimit.

Gazeta Nacionales sot ka raportuar se Rama ka kanë bërë presion që të shpallen të vlefshme edhe ato fletëvotime që nuk janë shtypur të plota dhe që nuk përmbajnë të gjitha subjektet politike garuese të certifikuara nga KQZ.

Fotografitë që i ka siguruar gazeta nga procesi i numërimit tregojnë rastet kur në fletëvotimet e shtypura mungojnë 9 subjekte politike dhe në rastin tjetër mungon një subjekt politik.

Sipas ligjit për zgjedhjet dhe rregullave të KQZ-së, “fletëvotimet” e tilla s’mund të quhen fletëvotime.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është krejtësisht i qartë.

Në nenin 87 të këtij ligji thuhet se fletëvotimi duhet të përmbajë numin rendor të vendosur para secilit subjekt politik. Gjithashtu në këtë nen përcakton se fletëvotimi duhet të përmbajë emrin dhe akronimin e secilit subjekt politik sipas radhës së përcaktuar me shortin në fletëvotim.

Rama shkel edhe rregullat e vëzhguesit

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, po i shkel rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vëzhguesit që janë të vendosura në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Anipse rregullat për vëzhguesit janë të vendosura në çdo tavolinë të numëruesve, Rama që është i akredituar si vëzhgues, nuk po i përfill ato. Veprimet e tilla i kanë shqetësuar disa prej vëzhguesve. Në kushte anonimiteti, ata i kanë thënë gazetës Nacionale se Rama po ndërhyn herë pas here në punën e tyre.

Ata janë ankuar edhe në KQZ-në që nuk po merr ndërmarr asnjë masë ndaj tij. “Z. Alim Rama, që është sekretar i VV-së, shpeshherë ndërhyn në punën tonë. Ai këtë e bën edhe pse e di që një gjë e tillë është e ndalur.

Pavarësisht ndërhyrjeve të tij, KQZ-ja po e toleron këtë sjellje dhe nuk po merr asnjë masë ndaj tij”, ka thënë numërues në kushte anonimiteti për gazetën Nacionale. Zyrtari i lartë i VV-së një gjë të tillë e ka bërë edhe sot, ku po numëroheshin votat e diasporës.

Ekipi i gazetës Nacionale, i cili ka qëndruar dje gjatë terë ditës në QNR, e ka parë z. Rama disa herë duke folur me numëruesit e votave. Komunikimi i vëzhguesve me numëruesit është i ndalur me rregullat e vendosur nga KQZ-ja.

Rregullat që tregojnë udhëzimet për vëzhguesit janë të vendosur në çdo tavolinë. Pika katër thekson në mënyrë të qartë se komunikimi vëzhgues-numërues është i ndalur. “Vëzhguesit qëndrojnë përballë grupeve të numërimit, në një largësi të përshtatshme nga tavolina e punës dhe e kanë të ndalur të kenë kontakt fizik me materialet zgjedhore, si dhe me komunikimin me ekipet e numërimit”, thuhet në piken 4. Kurse, në piken gjashtë ceken masat që duhet të ndërmerren ndaj vëzhguesve nga KQZ-ja, nëse ata i shkelin këto rregulla. “Në rast se vëzhguesi nuk iu përmbahet rregulloreve të përcaktuara, përjashtohet nga QNR”, thuhet në piken 6 të rregullores.

Lajme të ngjashme