“Në kontratë kanë qenë 10 mijë tonë, shpediteri ka thanë që po mungojnë 9 tonë” – Detaje për skandalin me grurë në MINT - NACIONALE

“Në kontratë kanë qenë 10 mijë tonë, shpediteri ka thanë që po mungojnë 9 tonë” – Detaje për skandalin me grurë në MINT

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale ka publikuar incizimet e reja ekskluzive të zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë e Industrisë.

Aty, një certifikues me emrin Enver Hajrullahu tregon si është ballafaqur me presion masiv për ta nënshkruar dokumentin për pranimin e grurit, edhe pse një sasi mungonte.

Gjatë bisedës, ai tregoi se 9 tonë grurë mungonin. Vlera totale e grurit të porositur ishte 6 milionë euro. 9 tonë mungonin.

“Komisioni po thotë mungon qekaq. Te pranim-dorëzimi nuk ka pasur njerëz të ministrisë. Jo tha janë kanë doganierët. O Hafiz i thashë kryeministri i coj në burg 30 doganierë. Unë du me i pra raportet. Këta e kanë pranu vec që kanë ardhë në Kosovë, jo te anija. N’kontratë transportuesi ka pasur me i pru 10 mijë tonë, s’ka pasur me hup asnjë gramë. Shpediteri po thotë mungojnë 9 tonë, e ai po thotë mungojnë ma shumë”, dëgjohet në këto përgjime teksa flet ky certifikues.

AUDIO:

Lajme të ngjashme