"Ne jemi NATO", Blinken publikon foto nga takimi i kryediplomatëve të aleancës
Ministrat e Jashtëm janë bërë bashkë në një takim dy-ditor të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe sigurinë në rajonin më të gjerë përpara samitit të Aleancës në Uashington më 9-11 korrik.
Në takimin dyditor do të përfshihet edhe Këshilli NATO-Ukrainë, në prani të ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Pjesëmarrës i këtij takimi ishte edhe Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken.
Blinken ka postuar një fotografi të përbashkët nga takimi në X duke shkruar: "Ne jemi NATO".
We are NATO. 🇦🇱🇧🇪🇧🇬🇨🇦🇭🇷🇨🇿🇩🇰🇪🇪🇫🇮🇫🇷🇩🇪🇬🇷🇭🇺🇮🇸🇮🇹🇱🇻🇱🇹🇱🇺🇲🇪🇳🇱🇲🇵🇳🇴🇵🇱🇵🇹🇷🇴🇸🇰🇸🇮🇪🇸🇸🇪🇹🇷🇬🇧🇺🇸 pic.twitter.com/6y3CmeFrLx
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) April 3, 2024