“Ndryshime në agjendë”: Kurti e mbajti takimin me Sarrazinin që u planifikua në orën 21:30 - NACIONALE

“Ndryshime në agjendë”: Kurti e mbajti takimin me Sarrazinin që u planifikua në orën 21:30

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti sot ishte planifikuar të takonte Manuel Sarrazinin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, me fillim nga ora 21:30. Madje, sipas njoftimit të Qeverisë Kurti, mediet ishin ftuar të merrnin pamje para takimit.

Por ky takim tashmë është mbajtur.

Në njoftim të ri të Zyrës së Kurtit, theksohet se takimi është mbajtur më herët për shkak të ndryshimeve në agjendë.

“Ju njoftojmë se për shkak të ndryshimeve në agjendë, takimi i kryeminstrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i paralajmëruar të mbahej sot në orën 21:30, tashmë është mbajtur dhe ka përfunduar në orët e para të mbrëmjes” – theksohet në njoftim.

Lajme të ngjashme