Ndihet tërmet në Prishtinë
Lëkundje të lehta tërmeti janë dëgjuar në Kosovë.
Nuk dihet ku ka qenë epiqendra e tërmetit, raporton Nacionale. Por, një tërmet është raportuar prej 5.7 shkallësh në Rumani.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se tërmeti ka ndodhur në Rumani diku mbi 5.7 ballësh.
Sipas hartës së publikuar, ky tërmet është dëgjuar edhe në Serbi dhe disa zone të Kosovës.
Se fundit, bota është tronditur nga tërmetet e fuqishme që javën e kaluar e ka goditur Turqinë dhe Sirinë.
Sipas të dhënave të fundit, numri i të vdekurve nga ky tërmet ka kaluar mbi 37,000, raporton Reuters.
Tërmeti tronditi Turqinë dhe Sirinë një javë më parë, sot është dita e tetë me radhë që vazhdojnë operacionet e dëshpëruara të shpëtimit. Shpresa se do të gjenden më shumë të mbijetuar po zvogëlohet.
Përveç dëmeve në njerëz, tërmeti në këto dy vende ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.
Autoritetet thonë se rreth 6,500 ndërtesa në Turqi janë shembur dhe shumë janë dëmtuar në zonën e tërmetit, e cila prek rreth 13 milionë njerëz.
19300 viktima të tërmetit po qëndrojnë aktualisht në spitalet turke
Të paktën 19.300 viktima të tërmetit po trajtohen aktualisht në spitalet në Turqi, njoftoi Ministria turke e Shëndetësisë. 3,636 persona janë në njësitë e kujdesit intensiv. Të paktën 8851 pacientë iu nënshtruan operacionit dhe disa prej tyre tashmë kanë dalë nga spitali.
Për të ndihmuar nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat, Forca e Sigurisë së Kosovës ka dërgua një ekip në Turqi.
Deri me tani, ushtarët e FSK-së kanë arritur t`i nxjerrin disa persona të gjallë nga rrënojat.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka shkruar një status në të cilën ka postuar disa fotografi të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët po qëndrojnë ende në Turqi.
Osmani ka shkruar se trimëria dhe vendosmëria e ushtarëve, ngjallë shpresë.
“Trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës.” – shkroi ajo ndër të tjera.
Tutje, ajo ka thënë se ndihet krenare me ushtarët e FSK-së në Turqi.
“Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju!” – shkroi ajo.