“Ndezi cigare në komision dhe më kërcënoi” – Enver Dugolli thotë se është kërcënuar nga Bekë Berisha - NACIONALE

“Ndezi cigare në komision dhe më kërcënoi” – Enver Dugolli thotë se është kërcënuar nga Bekë Berisha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar kryetarin e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, se ka kërcënuar verbalisht deputetin e kësaj partie, Enver Dugolli.

Ky i fundit, tha se Berisha në Komision kryetari Berisha ndezi cigaren.

“Dua të ju njoftoj se kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, ku fillimisht bëri shkelje ligjore duke ndezur cigare në ambiente të mbyllura të Kuvendit të Kosovës dhe në momentin që mori vërejtje nga deputeti Dimal Basha që ta fik cigaren, por lere që nuk e fiki cigaren”, tha Dugolli, raporton EO.

“…por bëri një sjellje të një njeriu të fortë, filloi ta humb arsyen dhe që në momentin nuk mori përgjigje nga drejtori i Policisë, dhe ma dha fjalën më kërcënoi verbalisht në prezencë të Policisë dhe anëtarëve të Komisionit me fjalët se ‘vetëm je i sëmurë e keq me shëndet se ta kisha tregu vendin këtu’ që ishte kërcenim verbal”, tha ai më tutje.

Më tej, Dugolli paralajmëroi se do t’i ndjek hapat e mëtutjeshëm ndaj Bekë Berishës, raporton EO.

“Për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm ndaj deputetëve të komisionit, unë do t’i ndjek procedurat e duhura parlamentare dhe do t’i drejtohem kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë së Kuvendit për adresimin e masave disiplinore ndaj Bekë Berisha”, tha tutje Dugolli.

Lajme të ngjashme