Ndërron jetë Merita Mehmetaj, bashkëshortja e heroit Adrian Krasniqi
Ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare Merita Mehmetaj, bashkëshortja e heroit Adrian Krasniqi.
Lajmin e hidhur e bënë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale. Gjithashtu, u mësua se varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në moshën 47 vjeçare, ndërroi jetë motra jonë Merita Mehmetaj. Varrimi do të bëhet nesër në ora 14:00 në varrezat e fshatit Dubovë e Madhe- Pejë. Me pikëllim të thellë familja”.
Merita shquhej për kontributin e jashtëzakonshëm, ku me bashkëshortin e saj, heroin Adrian Krasniqi ushtronin veprimtarinë çlirimtare.
Duhet përmendur me patjetër faktin se ajo ka qenë e helmuar nga regjimi gjatë fillimit të viteve të 90-ta.
