Ndërprerja e seancës konstituive, Abdixhiku “çele guri gojën”: Vetëm i pari i LDK-së s`flet për veprimet e çuditshme të Kurtit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk e ka thënë asnjë fjalë për ndërprerjen e djeshme të seancës konstituive të legjislaturës së 11-të.
Ndonëse kanë kaluar 24 orë kur kjo seancë është ndërprerë me kërkesë të liderit të VV-së, Albin Kurti, Abdixhiku ka zgjedhur heshtjen.
Numri një i LDK-së është lideri i vetëm që ende nuk ka folur për veprimet e çuditshme të partisë në pushtet, të cilat po e qojnë Kuvendin drejt një shkelje të rënd kushtetuese.
Pas ndërpres se djeshme të seancës konstituive, ai ka refuzuar të iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, ndërsa ka heshtur edhe në profilin e tij në Facebook.
Abdixiku, i cili e ka futur LDK-në në negociata me Albin Kurtin për formimin e institucioneve të reja, nuk i ka komentuar as fajësimet që ju bën dje LDK-së nga lideri i VV-së.
Nuk dihet nëse sot Abdixhiku do të flas diçka kur po skadon afati kushtetues për konstituimin e legjislaturës së 11-të.
Gati njëjtë ka vepruar edhe përcjellësja e Abdixhikut në takimet me Kurtin, deputetja Vjosa Osmani.
As kjo e fundit nuk ka folur për zhvillimet e djeshme në Kuvendit.
Ndonëse e ka shkruar një status për rikthimin e saj në Kuvend pas disa dite, ajo nuk e ka thënë asnjë fjalë për ndërprerjen e seancës konstituive.
“Po rikthehemi aty ku çdo mandat e ka burimin: te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës. Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.