Nder dhe krenari: Parakalimi i Ushtrisë e Policisë së Kosovës nëpërmjet fotografive
Sot në Prishtinë kanë bërë parakalimin trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe Policisë.
Shumë qytetarë janë mbledhur për të parë nga afër parakalimin e tyre.
Para këtij parakalimi kanë mbajtur fjalim edhe Presidentja e vendit Vjosa Osmani si dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli ka përcjellur nga afër këtë ngjarje ku edhe ka shkrepur shumë fotografi që nga tubimi i qytetarëve deri në përfundim të parakalimit të pjesëtarëve të FSK-së e Policisë së Kosovës.
Më poshtë gjeni disa fotografi të parakalimit:































