Ndalimi i Trajkoviqit, Kurti: Më vjen keq që jemi në situatë të tillë, do të shoh çfarë mund të bëjmë - NACIONALE

Ndalimi i Trajkoviqit, Kurti: Më vjen keq që jemi në situatë të tillë, do të shoh çfarë mund të bëjmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rada Trajkoviq, e emëruara së fundmi këshilltare e ministrit për Komunitet dhe Kthim, Nenaq Rashiq, është ndaluar në pikëkalimin në Merdare nga ana e autoriteteve të Serbisë. Ajo vazhdon të mbahet ende e ndaluar.

E për këtë është ankuar sot në mbledhjen e Qeverisë Kurti, ministri Rashiq.

"Dje këshilltarja ime duke ardhur nga drejtimi i Begoradit në Merdar është ndaluar 4 orë, ajo ka pasur takime të caktuara edhe me ambasadorin Hovienir, ajo prapë është ndaluar dhe ajo ende është duke u mbajtur e ndaluar, ajo ka diabet dhe ajo është që 15 or e mbetur atje, ia kanë marrë dokumente dhe ajo pret” - tha Rashiq.

Ndaj ankesës së minsitrit, ka folur edhe z. Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, duke thënë se i vjen keq për situatën.

Mua më vjen shumë keq që jemi në situatë të tillë. Do të shoh çfarë mund të bëjmë sot paradite në mënyrë që Trajkoviq të hyjë në Kosovë”, deklaroi Kurti.

Lajme të ngjashme