NATO: U bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që menjëherë të shtensinojnë situatën në veri të vendit.
Ajo iu ka bërë thirrje të gjitha palëve që problemi t`i zgjidhin përmes dialogut.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se KFOR vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt në Kosovë.
“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, ka shkruar Lungescu.
We urge the Institutions in #Kosovo to de-escalate immediately & call on all parties to resolve the situation through dialogue. @NATO_KFOR remains vigilant & will ensure a safe & secure environment.
— Oana Lungescu (@NATOpress) May 27, 2023