Natë e kobshme në Kosovë: Pesë persona të vdekur në tri aksidente trafiku - NACIONALE

Natë e kobshme në Kosovë: Pesë persona të vdekur në tri aksidente trafiku

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e tri aksidenteve me fatalitet që kanë ndodhur sonte në disa rajone të Kosovës. Dy persona kanë vdekur si pasojë e një vet aksidenti në Podujevë, një tjetër mbeti i vdekur pasi që vetura u përplas nga një veturë tjetër në Graqanicë dhe në fund një vetura ka goditur dy këmbësor në Pejë.

Ngjarjet tragjike këto të ndodhura në Kosovë lanë të vdekur pesë persona, kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës për Gazetën Nacionale.

Rreth orës 16:30 sot kishte ndodhur aksident mes dy automjeteve në rrugën Llapnasellë - Graqanicë, ku një person ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër është lënduar.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.” – ka bërë të ditur Ahmeti.

Po ashtu, të vdekur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë dhe një është lënduar në një vet aksident në rrugën Shajkovc – Podujevë, saktësisht në fshatin Sfeqël.

Detaje nga ky aksident për Gazetën Nacionale ka dhënë zëdhënësja Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut.” – ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërsa aksidenti i tretë me fatalitet ka ndodhur në rajonin e Pejës, saktësisht në fshatin Ozdrim, ku një veturë ka goditur tre këmbësore, nga ta dy kanë vdekur ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është arrestuar.

Rreth orës 21:30 Policia është informuar për një aksident trafiku në fshatin Ozdrim të Pejës. Në aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe tre këmbësorë, dy prej të cilëve kanë rezultuar me fatalitet. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në stacion policor.” – ka njoftuar ai.

Lajme të ngjashme