Nasim Haradinaj ia pren rrugën Xhelal Sveçlës për Specialen: Edhe ShBA-të po thonë se po abuzon
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka dorëzuar një letër deputetit Xhelal Sveçla, e cila lidhet me Gjykatën Speciale.
Në një video të dërguar nga gazetarët e Nacionales, ai shihet para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku i thotë Sveçlës ta nënshkruajnë dokumentin se Gjykata Speciale po abuzon.
“Urime për këtë mandat, uroj që në emër të qytetarëvve, invalidëve, veteranëve dhe votuesve, ta merrni paraysh këtë kërkesë të paktën për një mbrojtje të qytetarëve të juaj, për një padrejtësi që edhe ShBA-të po thonë që është kriju një organ që po abuzon me fonde.
Ju kisha lut ta lxoni, nëse mund edhe ta nënshkruani” – ka thënë ai.
Më poshtë video: