Nagavci pas Aktgjykimit: Ta zgjedhim Presidentin pa inate personale - NACIONALE

Nagavci pas Aktgjykimit: Ta zgjedhim Presidentin pa inate personale

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Arbërie Nagavci, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së, ka raeguar pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke u shprehur se duhet ti lëmë inatet personale dhe ta zgjedhim presidentin e ri, duke shmangur zgjedhjet.

E plotë:

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi se dekreti i shpallur nga Presidentja Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën.

Veprimet në pozitat institucionale duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë dhe pa inate personale.

Ky moment duhet të shërbejë për reflektim dhe për angazhim të të zgjedhurve të popullit, në mënyrë që vendi të mos futet në një krizë të re dhe në një cikël të përsëritur zgjedhjesh.

Gjatë ditëve në vijim, duhet të angazhohemi të gjithë për të zgjedhur Presidentin dhe për të shmangur edhe një palë zgjedhje, të cilat janë të panevojshme dhe të padrejta.

Lajme të ngjashme