Nagavci merret me Kadri Veselin edhe pse ai është në burg: Premtimet s’i realizoi kurrë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka mbajtur një fjalim të gjatë, në të cilën ka folur për grevën.
E gjatë fjalimit të saj, e që e mërziti edhe z.Glauk Konjufcën, Nagavci e përmendi Kadri Veselin, ish-kryetar i PDK-së, i cili ka 2 vite që nuk është në Kosovë, por i paraburgosur në Hagë.
“Disa prej nesh kemi qenë deputetë edhe në vitin 2019 kur arsimi kishte greva për tri javë dhe kur kjo grevë u ndërpre me një vendim të ish-kryetarit të Kuvendit – marrëveshje në fakt me kryetarin e SBASHK-ut. Pra, në atë situatë kur nuk u jep asnjë përfitim për mësimdhënësit, u premtua diçka që s’u realizua kurrë”, tha ajo.