Nagavci: Konsultimet me opozitën vazhdojnë për zgjedhjen e presidentit
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se “do të vazhdojnë përpjekjet” për arritjen e një marrëveshjeje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit.
Ajo tha se kryeministri Albin Kurti do të intensifikojë diskutimet me PDK-në dhe LDK-në, me synim sigurimin e konsensusit.
“Do të vazhdojë diskutimet…presim që të ketë një marrëveshje”, deklaroi Nagavci.
Sipas saj, zgjedhjet e reja janë “të panevojshme dhe të padrejta”.