Nagavci: Është bërë pagesa për grupin e parë të aplikuesve
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se sot kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve për mjetet shkollore.
Me anë të një postimi në Facebok, Nagavci ka treguar numrin e nxënësve aplikues deri me datën 29 gusht.
“Sot kemi përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore e që janë mbi 81 mijë përfitues”, ka shkruar Nagavci. .
“Numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë dhe pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës”, ka shkruar ajo.
Tutje, ministrja ka njoftuar se ka pasur 75 gabime deri me tani, duke treguar se deri kur do te jetë i hapur aplikimi për mjetet shkollore.
“Nga të gjitha këto aplikime, janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme.Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore”, ka shkruar
ajo.
