Nacionale raportoi se u dha për 2 milionë euro më shtrenjtë, pezullohet tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit - NACIONALE

Nacionale raportoi se u dha për 2 milionë euro më shtrenjtë, pezullohet tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit

2 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Komuna e Gjilanit ka pezulluar përsëri tenderin me vlerë prej 14 milionë e 997 mijë eurosh për renovimin e stadiumit të Gjilanit. Ky tender është pezulluar pas ankesës të një grupi të operatorëve ekonomikë të cilët ofertuan me çmimin më të lirë. Kjo është hera e dytë që tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit pezullohet. Ndërkohë, Nacionale ka raportuar për këtë tënder.

Komuna e Gjilanit ka pezulluar tenderin për “Renovimin e Stadiumi të Qytetit të Gjlanit” i cili u dha ditë më parë me vlerë prej gati 15 milionë eurove.

Tenderi është pezulluar pas ankesë së grupit të operatorëve ekonomikë: EURO CONSTRUCTION, Beni Construciton, 2T shpk, 2A Group dhe DOMID shpk.

Ky grup i operatorëve ekomomikë, kishte oferuar me çmimin prej 13 milionë e 274 mijë eurove, mirëpo, komuna e Gjilanit kishte shpërblyer me tender grupin e operatorëve ekonomikë me çmim më të lartë, pra 14 milionë e 997 mijë eurove.

Vendimi për pezullimin e tenderit është marrë të enjtën më 6 qershor nga zyrtari përgjegjësi i Prokurimit në këtë komunë.

Çka raportoi Nacionale?

Nacionale ka raportuar për këtë tender dhe lidhjet e kompanive fitues me zyrtarë të komunës së Gjilanit.

Sipas raportimit, ditë më parë, Komuna e Gjilanit shpërbleu me tender kompanitë fitues që ofertuanm me çmimi më të lartë prej gati 2 milionë euro më shumë.

Operatorët ekonomikë që e fitua këtë kontratë janë: Demiri Gartenbau GmBH; AVAG GROUP SH.P.K: El-Bau SH.P.K: Bujar Shabani B.I; KOSOVA ASFALT SH.P.K dhe K.N.T.SH Teuta-M SH.P.K

Nacionale raportoi se dy kompanitë që bëjnë pjesë në grupin e operatorëve ekonomikë për renovimin e stadiumit, janë pronar të klubit të futbollit nga ky qytet “SC Gjilani”.

Pronari i kompanisë El-Bau, Fatlum Pireva dhe pranari i kompanisë “Demiri GartenBau GmbH” Qëndrim Demiri janë aksionarë në klubin e futbollit “KF Gjilani”.

Gjithashtu, sipas burimeve të Nacionales, pronarët e këtyre dy kompanive janë persona të afërt me drejtoreshën e Arsimit të Komunës së Gjilanit, Albana Demiri.

Bile Fatlum Prieva e kishte uruar publikisht Albana Demirin për postin e drejtoreshës së Arsimit.

Sipas një postimi, të dy këto kompani, në vitin 2023 kishin bërë një donacion për Drejtorinë e Arsimit.

Në një postim në Facebook, Drejtoria Komunale e Arsimit DKA – Gjilan kishte falënderuar El-Bau & Demiri Gartenbau GmbH për dhurimin si donacion të rripave të sigurisë, për të gjithë fëmijët e klasës së parë të kësaj komune.

Po ashtu, kompania tjetër pjesë e fituesve të tenderit, është kompania “Bageri” si dhe kompania tjetër e po kësaj firme “Kosova Asfalt”, të cilët ishin përmendur për dallaver në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Kujtojmë se vlera e tenderit për renovimin e stadumit të këtij qyteti ishte paraparë 15 milionë euro.

Ndryshe, renovimi i stadiumit të qytetit ishte pezulluar edhe në muajin mars të këtij viti.

Ndërkohë, dy klubet e suksesshme kosovare të këtij qyteti, Drita e Gjilani që disa vite tashmë kanë mbetur “pa shtëpi”, shkaku që stadiumi i Qytetit ishte paraparë të niste të ndërtohej qysh në vitin 2017.

Lajme të ngjashme