Mustafa mbështet “Marshin për Drejtësi”: Luftëtarët e UÇK-së meritojnë përkrahje dhe drejtësi - NACIONALE

Mustafa mbështet “Marshin për Drejtësi”: Luftëtarët e UÇK-së meritojnë përkrahje dhe drejtësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dal në mbështetje të marshit për drejtësi, i cili do të mbahet më 2 prill në Prishtinë, në mbështetje të krerëve të UÇK-së, të cilët janë në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se lufta e UÇK-së meriton përkrahje dhe respekt.

Sipas tij, Kosova është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s.

"'Marshojmë për Drejtësi', një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim! Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi! Me mendje jam me ju që do të marshoni për Drejtësi”, ka shkruar Mustafa.

Në nëntor të vitit të kaluar, ish-kryeministri Mustafa kishte vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së.

Marshin për drejtësi deri me tani e kanë përkrahur PDK-ja, AAK-ja, PSD-ja dhe disa sindikatat. Deri me tani vetëm LDK-ja nuk ka ndal me ndonjë qëndrim ndaj këtij marshi, i cili do të organizohet nga platforma “Lira ka emër”.

Lajme të ngjashme