Musmurati e PDK-së: Dështimi i MASHTI-it me tekste shkollore po i dëmton fëmijët dhe prindërit - NACIONALE

Musmurati e PDK-së: Dështimi i MASHTI-it me tekste shkollore po i dëmton fëmijët dhe prindërit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti në fushën e arsimit.

Sot drejtorët e arsimit nga radhët e PDK-së në nivel komunal kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë shprehur pakënaqësinë e madhe me propozimin e fundit të MASHT-it në lidhje me furnizimet me tekstet shkollore për nxënës.

Ata kanë bërë me dije se kjo qasje po i dëmton fëmijët, prindërit dhe buxhetin e shtetit.

Drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se propozimi i ri i Ministrisë së Arsimit për rimbursimin e prindërve për blerjen e librave është shembulli i fundit dhe më i freskët i keq-qeverisjes në arsim.

Tentativat për të fshehë dështimin në arsim me arsyetime e fshehje pas gabimeve të së kaluarës duhet të marrin fund. Gabimet nuk përmirësohen me gabime më të mëdha. Prindërit gjithandej nëpër Kosovë janë tejet të shqetësuar me situatën e re e cila pritet të krijohet - ku edhe shtatori i dytë nën qeverisjen Kurti po i gjenë nxënësit me probleme për të nisur vitin shkollor”, ka thënë Musmurati.

Ajo ka thënë se mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre.

Në vend se Qeveria t’a zvogëlojë barrën financiare të shkollimit të fëmijëve prindërve kosovarë, ajo po kontribuon që të dëmtohen financiarisht edhe prindërit, po edhe vetë buxheti i shtetit. Ministria e Arsimit po përpiqet që dështimin e tyre për furnizim të nxënësve me libra ta mbulojë me arsyetime e improvizime”, është shprehur Musmurati.

Lajme të ngjashme