Musliu-Shoshi kritikon Kurtin për Manastirin e Deçanit: Ka krijuar kauza të rrejshme për të ardhur në pushtet
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti i ka shkaktuar Kosovës humbje të pafalshme me zvarritjen e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kurti sa ka qenë në opozitë ka shkaktuar kauza të rrejshme për të ardhur në pushtet.
“Vazhdoj të mendojë që duhet të ketë ETIKË edhe në politikë, madje të lartë! E pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës afër një dekadë drejtë anëtarësimit në Këshill të Evropës, liberalizim të vizave, e progesin drejt rrugës euroatlantike. PSE? Për kauza të rrejshme vetëm e vetëm me ardh në pushtet! Në pushtet edhe vjen me propagandë, e gënjeshtër POR me vazhdu me jetu me rëndesën e veprimeve tua që ja ke shkaktuar një populli është shkatërruese në masën që as pushteti i tillë nuk të duhet!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.