Musliu: Qeveria ta ndalë dhunën dhe presionin ndaj punëtorëve të administratës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për presion ndaj punëtoreve të administratës shtetërore.
Në deklarimet jashtë endit të ditës, në seancën e sotme të Kuvendit, ajo ka kërkuar nga qeveria që të ndalet ky presion.
“Sot dua t’i bëj thirrje qeverisë që ta ndalë dhunën dhe presionin ndaj punëtorëve të administratës e ndaj mediave sepse Kosova po zbrazet”, ka thënë Musliu.
Sipas tij, presioni i politikes mbi administratën sot është i paparë.
“Lufta e pushtetit ndaj secilit që don të qëndroje drejtë sot është e paprecedentë. Administrata shtetërore është në terror të përditshëm nga një qeveria e paaftë për të qeverisur. Nga një qeveri që diferencimin rajonal e politik e ka bazë të veprimtarisë së saj. Nga një qeveri që për dy vjet e gjysmë qeverisje e nuk e ka shënuar asnjë sukses. Nga një qeveri që ka izoluar vendin në agjendën ndërkombëtare”, është shprehur Musliu.