Musliu: Në Qeverinë Kurti skandalet kanë metastazu në çdo pore të shtetit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë me dije se në Qeverinë Kurti skandalet kanë përfshirë çdo pore të shteti.
Ai ka kritikuar kryeministrin Kurti për mbrojtje të këtyre skandaleve.
Sipas Musliut, kjo tregon se në të ardhme do të kemi edhe skandale tjera.
“Të them të drejtën, tashmë nuk ka themel e kulm të skandaleve të Albin Kurtit, shtrirja e skandaleve po shkon në mënyrë horizontale, domethënë ka metastazu në çdo pore të shtetit. Duke pas parasysh që skandalet e një pas njëshme i pranon vetë Albin Kurti me aq inferioritet, edhe me aq arrogancë, kjo tregon që kemi mu ballafaqu edhe me skandale të tjera dhe duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë që vjen në këtë vend. Ata as nuk kanë dije, as nuk kanë përvojë në menaxhimin e shtetit dhe mbi të gjitha po dëshmohen që as nuk kanë turp për veprat që i bëjnë”, ka thënë Musliu në një intervistë për Kosovapress.
Ai ka theksuar se zgjidhja më e mirë në këtë situatë janë zgjedhjet.
“Duke pas parasysh që nga java në javë, po kalojmë nga skandali në skandal, dhe duke e parë disponimin qytetarë, se në fakt nuk po kërkon Partia Demokratike zgjedhje, zgjedhje po kërkojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, e mbi të gjitha po kërkojnë jo vetëm zgjedhje por edhe zgjidhje. Po kërkojnë zgjedhje të reja për një qeveri të re, ndërsa po kërkojnë zgjidhje për shumë probleme me të cilat ata po ballafaqohen çdo ditë. Kjo Qeveri ka humbur kredibilitetin e saj, për të qeverisur me vendin, është mëkat shumë i madh një qeveri e cila ka ardh në pushtet me një fuqi kaq të madhe politike ta skandalizojë shtetin deri në këtë formë dhe deri në këto rrethana”, është shprehur ajo.