Musliu: Në cilën shkollë ndjek mësimet vajza jote kryeminister?
Deputetja nga rradhët e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën e Kuvendit ka thënë se tentimi për ti dhënë grevës një karakter politik është një përpjekje për të mbuluar paaftësinë e Kryeministrit dhe Ministres së arsimit për të menaxhuar me krizën.
“Sado që tentohet të ndërpritet zinxhiri i solidaritetit me grevistët, kjo nuk do të ketë sukses.Mbështes grevistët dhe i bëjë thirrje të gjithë punëmarrësve në Kosovë, të sektorit publik dhe të atij privat që mos të tolerojnë degradimin e të drejtave dhe dinjitetit të tyre, njëjtë sikurse i bëjë thirrje Kryeministrit që të ulet dhe të bëjë zgjidhje bashkë me ta”, tha Musliu.
Musliu ka pyetur Kurtin se, në cilën shkollë ndjek mësimet vajza e tij.
“E para sa prej anëtarëve të kabinetit të Albin Kurtit i çojnë fëmijët e tyre në shkollat publike, sepse vetëm ata e kuptojnë domosdoshmërinë e reformave për cilësi në arsim, e cilësia nuk arrihet duke i nëpërkëmbur e poshtëruar mësimdhënësit, por duke biseduar me ta për të gjetur zgjidhjen më të mirë.Dhe pyetja ime dytë është për Kryeministrin, në cilën shkollë ndjek mësimet vajza jote?”, thotë Musliu.“, deklaroj Musliu