Musliu: Kuvendi është shndërruar në një skenë teatri, ta nxjerrim Kosovën nga kurthi i Kurtit - NACIONALE

Musliu: Kuvendi është shndërruar në një skenë teatri, ta nxjerrim Kosovën nga kurthi i Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar VV-në për moskonstituimin e Kuvendit.

Ajo ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një skenë teatri.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkrua se Kosova është në kurthin e Albin Kurtit.

“Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një skenë teatri. Rolet janë të ndara: PDK, LDK, AAK me konferenca për shtyp në njërën anë; Vetëvendosje, Alternativa dhe Guxo, si duartrokitës të verbër të liderit suprem, në anën tjetër. Nuk ka më debat të vërtetë politik. Ka vetëm monolog. Në vend të transparencës dhe vendimmarrjes, kemi improvizim. Në vend të përgjegjësisë, kemi tallje me besimin e qytetarëve. Në vend të dialogut, kemi arrogancë dhe përçarje. Kosova po humbet kohë”, ka shkruar ajo, duke shtuar se Kosova ka mbetur peng e Albin Kurtit.

“Ajo ka mbetur peng i një lideri partiak që refuzon të bashkëpunojë, të dëgjojë dhe të ndryshojë. Një lider që e quan veten “shpëtimtar”, dhe të gjithë të tjerët “pengues”. Kosova nuk ka nevojë për një tribun të vetëshpallur. Kosova ka nevojë për politikanë largpamës, konstruktiv dhe bashkpunues, por mbi të gjitha Kosova ka nevojë për politikanë që toprioritet e kanë shtetin e jo egon dhe xhepin e vet. As si politikbërës, as si qytetarë, nuk duhet të rrimë duarkryq përballë një njeriu që po shkatërron çdo mundësi për zhvillim, paqe dhe integrim. Të zgjohemi dhe ta nxjerrim Kosovën nga KURTHI I KURTHIT. Sepse nuk është futur në kurth vetëm Kuvendi , është futur në kurth e ardhmja e Kosovës. Aktivizmi qytetar nuk matet me votë njëherë në katër vjet. As vetëm me konferenca për shtyp njëherë në javë. Matet me zë, qëndrim, veprim dhe reagim të vazhdueshëm. Nëse nuk veprojmë sot ,nesër do të jetë vonë!”, ka shkruar Musliu.

Lajme të ngjashme