Murati vazhdon ta arsyetojë thirrjen e seancës, ik kur i përmendet aktvendimi i Kushtetuteses
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati edhe sot para seancës së thirrur nga kjo parti, ka përmendur vitin e kaluar duke thënë se mori më shumë se 30 ditë kohë konstituimi i Kuvendit.
Megjithatë, kur gazetarët ia kanë përmendur aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese që thotë se brenda 30 ditëve duhet të konstituohet Kuvendi, ai nuk është përgjigjur .
“Besoj e kujtoni vitin e kaluar që 26 prilli ka qenë data e fundit sipas këtij afatit, por Kuvendi ishte konstituuar më 18 tetor”, ka thënë ai.