Murati tha se opozita po “bllokon” marrëveshjet ndërkombëtare, Hykmete Bajrami ia rikujton gazin lotësjellës në Kuvend - NACIONALE

Murati tha se opozita po “bllokon” marrëveshjet ndërkombëtare, Hykmete Bajrami ia rikujton gazin lotësjellës në Kuvend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fajësoi opozitën se është duke bllokuar kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, por Ministrit të Financave Hekuran Murati, i erdhi reagimi i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila publikoi edhe pamje të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend nga asokohe opozita që bëhet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Veç për Kuvend mos flisni, se ende i kemi të freskta pamjet si bllokohet Kuvendi”, shkroi Hykmete Bajrami, derisa ministrit Murati ia shtroi dy kundëpyetje: “Pse i ke blloku 37.5 milionë euro mjete vetanake të komunave/qindra projekte kapitale? Si ka mundësi opozita me blloku Kuvendin kur ju me minoritete i keni 65 deputetë?”

Kësaj here opozita qenka fajësu se po e bllokon Kuvendin. Veç për Kuvend mos flisni, se ende i kemi të freskta pamjet si bllokohet Kuvendi. Të gjithë e dimë si jeni sjellë ju në Kuvend, kur ishit në opozitë. Gjurmët e dhunës janë në çdo cep të Kuvendit, ato tregojnë historinë se si arritët ju deri këtu ku jeni sot: me propagandë, dhunë e premtime që kurrë nuk i realizua!”, shkroi Bajrami.

Ministri Murati sot doli me një shkrim ku akuzoi opozitën se po bllokon marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare dhe u kërkoi që “të heqin dorë nga inatet politike”.

Njëri nga projektet që po pret dritën e gjelbër të Kuvendit, është edhe ai për Ngrohjen Qendrore Solare. Ky projekt mundësohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për ndërmarrjen publike Termokos, dhe ka për synim shtimin e kapaciteteve gjeneruese, por edhe kyçjen e lagjeve tjera të Prishtinës në rrjet të ngrohjes”, shkroi Murati.

Ka shumë mënyra për të bërë opozitë. Mirëpo bllokimi i marrëveshjeve që janë në të mirë të qytetarëve nuk do duhej të ishte njëra nga to. Andaj, lus deputetët e opozitës që të heqin dorë nga inatet politike dhe të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për realizimin e projekteve të rëndësishme”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme