Murati provon shantazhin ndaj qytetarëve dhe sektorit publik: Nëse VV-ja nuk fiton 50%, nuk do të ketë paga pas 28 shkurtit - NACIONALE

Murati provon shantazhin ndaj qytetarëve dhe sektorit publik: Nëse VV-ja nuk fiton 50%, nuk do të ketë paga pas 28 shkurtit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, mbrëmë ka tentuar të shantazhojë qytetarët e Kosovës dhe punonjësit e sektorit publik për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjatë një interviste në Kanal 10, ai ka thënë që nëse në këto zgjedhje VV-ja nuk i merr mbi 50 për qind të votave, atëherë shteti i Kosovës mund të përfshihet nga kolapsi.

Ai ka paralajmëruar se mungesa e kësaj fitore do të vështirësonte formimin e shpejt të institucioneve të reja.

Në këtë mënyrë, ka thënë ai, nuk do të ketë miratim të buxhetit dhe rrjedhimisht nuk do të mund të ekzekutohen pagat për sektorin publik.

Në mungesë të ligjit të miratuar për buxhet, me legjislacionin në fuqi, si shtet i kemi veç dy muaj që mundemi me i përdor ndarjet buxhetore të vitit paraprak. Pra, veç janarin dhe shkurtin. Deri me 28 shkurt ka buxhet për pagesa: paga, pensione, fatura, shtese e këto tjerat. Pas datës 28 shkurtit asnjë pagesë nuk mundte me u ba pa buxhet”, ka thënë Murati, duke vazhduar presionin ndaj votuesve.

E dyta, ne më 4 mars na duhet me e zgjedh presidenten ose presidenten e re. Nëse nuk zgjedhet duhet me u shpërnda Kuvendi apo jo? Kjo tregon se ne para këtyre dy datave, mundësisht para datës 28 shkurt duhet me e pas qeverinë e miratuar dhe buxhetin e miratuar. Por, në historinë e vendit tonë veç një herë ka ndodhur që brenda këtij afati me u formu qeveria. Në të gjitha rastet tjera, formimi i qeverisë ka zgjatur më tepër se 3 muaj. E ne nuk i kemi tre muaj këtu, i kemi dy muaj e 4 ditë. Pra, për dy muaj e katër ditë vetëm një herë ka ndodhur me u formu qeveria, ka qenë vitin 2021, kur Lëvizja Vetëvendosej i ka pasur 50 për qind”, ka thënë Murati.

Më tutje, ai e ka shtuar edhe më shumë presionin dhe shantazhin e tij, duke thënë se garancia e vetme që të mund të ekezkutohen pagat pas 28 shkurtit është fitoja e VV-së më 50 për qind.

Prandaj, garancia e vetme në këto zgjedhje për të gjithë qytetarët dhe zyrtarët publik, që varen nga pagat, garancia e vetme që të kemi qeveri të miratuar dhe buxhet të miratuar para datës 28 shkurt dhe të vazhdoj funksionimi i shtetit është që VV-ja t`i merr”, ka thënë Murati.

Kur është pyetur nga analistët e pranishëm, çka nëse kjo nuk do të ndodhë, ai ka thënë se fitorja e VV-ja në këto zgjedhje është e domosdoshme.

Ndaj paralajmërimeve të tilla ka reaguar Ali Sefaj nga Sindikata e Shërbyesve Civilë.

Ai ka bërë me dije se një shantazh i till është përdorur vetëm në kohën e Millosheviit.

Veç Jugosllavia e Sllobodan Millosheviqit i ka kërcënuar shqiptarët: nëse nuk i pranoni ndryshimet kushtetuese dhe masat e dhunshme, largoheni prej pune. Sot, të njëjtën logjikë shantazhi po e përdor Hekuran Zeza, i biri i jugosllavit, duke kërcënuar sektorin publik se, nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk i merr mbi 50%, do të mbesin pa paga dhe shteti do të kolapsojë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo përpjekje e Muratit do të jetë e kotë.

Por zgjidhja është e thjeshtë dhe e qartë për të gjithë: mjafton që soji yt dhe ai i atyre që baballarët i kishin në punë edhe nën masat e dhunshme të Millosheviqit, të mbesin nën 40 deputetë. Atëherë Kosova nuk bllokohet më, sektori publik nuk kërcënohet dhe shteti nuk mbahet peng nga frika, por qytetarëve iu mundësohet të votojnë për suksesin e qeverisë apo alternativën me të mirë të opozitës. Hekuran Zeza shqiptarët nuk ka mundur t’i shantazhojë Millosheviqi, ejo më zhelja jote dhe e Albin Kurtit!”, ka shkruar Sefaj.

Lajme të ngjashme