MUP-i serb: 14-vjeçari e kishte planifikuar sulmin për një muaj, e arrestuam edhe babain e tij
Tashmë kanë dalur detaje të reja ngjarjen e rëndë ku një nxënës 14-vjeçar vrau me armë zjarri tetë nxënësve dhe rojën gjatë sulmit në një shkollë në qendër të Beogradit.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, ka dhënë detaje duke thënë se djali kishte planifikuar që një muaj sulmin.
Veselin Miliq, shef i Departamentit të Policisë për Beograd, tha se djali i arrestuar kishte një muaj që planifikonte sulmin dhe se kishte përdorur armën që ia kishte marrë babait të tij, si dhe se kishte me vete katër kokteje molotov, raporton Danas.
Më tej, ai ka thënë se 14-vjeçari kishte një listë të fëmijëve që donte t'i likuidonte, si dhe plane për klasën.
Ai tha se sulmuesi ka qëlluar rojen dhe dy vajzat në hyrje të shkollës. Më pas ai hyri në klasën e historisë dhe qëlloi mësuesin dhe fëmijët.
Miliq shtoi se pas kësaj ai doli në oborr dhe thirri policinë.
Për këtë rast, Policia ka arrestuar edhe babain e tij.
