Mrekulli: Një djalë 8 vjeç shpëtohet pas 52 orëve nën rrënoja
Rrëfime e pamje të pabesueshme vazhdimisht po vijnë nga zona e goditur nga tërmeti në Turqi e Siri.
Në Hatay të Turqisë, një djalë 8-vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur rreth 52 orë pas ngujimit, raporton televizioni BBC.
Djaloshi i quajtur Yigit Cakmak u bart nga ndërtesa deri te nëna e vet që po e priste, e cila e përshëndeti me një përfaqim të ngrohtë.
