“Për lodra ka metë shteti", "po ta lujnë ndërkombëtarët” - komentuesit tallen me kryeministrin për këtë fotografi - NACIONALE

“Për lodra ka metë shteti", "po ta lujnë ndërkombëtarët” - komentuesit tallen me kryeministrin për këtë fotografi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vizita që kryeministri i Kosovës e bëri në Gjermani duke u takuar me drejtues të ndryshëm të kompanive atje, prodhoi një album prej afro 50 fotografive që Albin Kurti i publikoi në profilin e tij në Facebook. Por më shumë se 50 komente i mori vetëm një fotografi e tij.

Bëhet fjalë për fotografinë që kryeministri e ka publikuar e në të cilën është duke pozuar me një lodër të kafshës luan. Përkundër faktit se në fotografi ishte edhe një personazh tjetër - jo lodër- komentuesit u kapen vetëm për lodrën.

“Hahhaha q**a nonen çfarë derexhe kryeministri,” - ka shkruar një komentues teksa një tjetër ka dhënë një ide se përse është bërë kjo fotografi.

“O kryeminstër a s’pe sheh që po ta lujnë nderkombtart a,” - ka shkruar komentuesi Adem Dema.

Edhe pse kryeminstri ka shkruar gjërë e gjatë rreth kësaj vizite duke u munduar që të shpjegojë se çka ka bërë në Gjermani, komentuesit nuk e kanë marrë fare seriozisht.

“Me ftesë të Këshillit Ekonomik Wirtschaftsrat der CDU, pata një drekë pune me përfaqësues të kompanive anëtare, dhe përfaqësues politikë të nivelit lokal dhe federal. I ftova që të vizitojnë Kosovën për të parë nga afër përparësitë edhe kushtet që vendi ynë ofron për investime të huaja,” - ka shkruar kryeminsitri.

Një përdoruese e Facebook-ut, Adelina Ademi ka komentuar se një fotografi e tillë është tregues se ai nuk po bënë asgjë në Gjermani.

“Na tu pritë qe ti po bon takime serioze e knej del me kësi foto. A qishtu po të mashtrojnë me lodra?” - ka shkruar Adelina, teksa një komentues tjetër ka pasur një gjykim të njejtë por në një formë tjetër.

“Populli tu menu qe u shku n’takime për tema serioze ky shkon lun me lodra. Turp ndor tkujt kemi mbet.” ka shkruar Valoni.

Një komentues me emrin Berat Hasani ka shkruar “Marre more na tu prit investime serioze ju me lodra merreni”, teksa Gentian Prebreza ka shkruar se “Shteti n’gjendje katastrofale ti tu lu me lodra”.

Edhe pse kryeminsitri në postimin e tij ka shkruar se gjatë vizitës ka takuar njerëz të rëndësishëm për të “ diskutuar bashkëpunimin e mundshëm në fushën e shkencës dhe edukimit”, komentuesit kanë vazhduar që ta gozhdojnë për mungesë serioziteti.

“Hajgare me shtet ndryshe nuk bohet veq vazhdoni kshtu e knej sa ceshtjet me rendesi po ndodhin ti nvend se me dal me naj qendrim dilni e boni hajgare ktu”, ka shkruar një komentues.

Një tjetër ka aluduar se kryeministri ia ka mësyer teatrit të kukullave.

“Po punon per nje rrugëtim te ri, per ne teatër me lodra femijësh këtë di ta bëjë shumë mirë edhe ashtu nuk ka pasë ndonjë profesion më herët direkt në Kryeministri puna e parë e tij”, ka shkruar një tjetër komentues.

Në fakt duhet kuptuar se para se të ishte kryeministër, Kurti ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Të tjera komente sikurse “nuk të bon luan ky luani lodër” ose “je bo sikur Mr. Bean” janë me shumicë, por nëse dëshironi t’i lexoni të gjitha, ju ftojmë të klikoni në fotografi.

Lajme të ngjashme