Historia dhe domethënia e lodrës më të cilën pozoi kryeministri në Gjermani - NACIONALE

Historia dhe domethënia e lodrës më të cilën pozoi kryeministri në Gjermani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti qëndroi dy ditë në Gjermani në një vizitë që ai e cilësoi të frytshme. Madje aq të frytshme sa postoi rreth 50 fotografi nga ky udhëtim dy-ditor, por një fotografi e vetme ngjalli shumë debat. Bëhet fjalë për fotografinë në të cilën kryeministri pozon me një maskotë luani. Aq shumë u bë e diskutueshme ajo fotografi sa u krijuan me qindra komente që tallen me kryeministrin.

Madje u bë edhe një meme, në të cilën një foto-montazhë e Kurtit me një luan u zëvëndësua me këtë fotografi të re.

Por cila është historia e vërtetë e kësaj lodre ariu? Çka reprezenton ajo dhe kush është personi tjetër me të cilin pozoi Kurti? Këto pyetje nuk dihen dhe nuk u sqaruan në postimin e kryeministrit. Por një kërkim i thjeshtë përmes “google image” del e vërteta e kësaj maskote.

Bëhet fjalë për një maskotë zyrtare të Fondacionit “Kinderland Baden - Württemberg” që është themeluar në vitin në 2005 nga Fondacioni Baden-Württemberg dhe ish-ministrja e Arsimit, Dr. Marianne Schultz-Hector dhe ka kapital aksionar prej më shumë se 53 milionë euro.

Kështu thuhet në sajtin zyrtar të Fondacionit, të cilin kryeministri e ka vizituar në ditën e dytë të vizitës së tij në Gjermani. Megjithatë Kurti e ka bërë një gabim, për kohën kur është themeluar Fondacioni, duke ia shtuar nja 5 vite.

“Po ashtu, vizitova Baden-ëürttemberg Stiftung, i themeluar në vitin 2000 si Fondacion Shtetëror e që aktualisht është një nga fondacionet më të mëdha të së drejtës private në Gjermani, për të diskutuar bashkëpunimin e mundshëm në fushën e shkencës dhe edukimit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në sajtin zyrtar të Fondacionit,nuk është publikuar asgjë nga takimi me Kurtin, megjithatë ne gjetëm disa sqarime për maskotën e tyre. Maskota e luanit është një nga identitetet kryesore të Fondacionit duke e përdorur atë në shumë aktivitete që kanë për fëmijë.

“Luani është maskota zyrtare e Fondacionit,” - thuhet në sajtin e Fondacionit, teksa në një tjetër sqarim që ka dhënë drejtori i Fondacionit Christoph Dahl gjatë një aktiviteti të Fondacionit.

“Luani është një nga kafshët më të preferuara të fëmijëve dhe një nga kafshët më të guximshme në tokë. Ne duam që fëmijët të jenë të lidhur me kafshët dhe të mësojnë nga to,” - kishte thënë Dahl gjatë intervistës.

Përndryshe, maskota prej luani sipas disa fotografive të ndryshme që janë postuar në internet, i është dhënë shumicës së personaliteteve që kanë vizituar Fondacionin.

Përtej maskotës, kryeministri gjatë kësaj vizite në këtë Fondacion mund të nxjerrë diçka të hairit, nëse i rrin gati. Sipas të dhënave në sajtin e Fondacionit, ata kanë angazhime të ndryshme, për të realizuar vizionin për një zonë fëmijësh miqësore për fëmijët dhe familjen.

“Angazhimi i Fondacionit Kinderland është i larmishëm: ai varion nga mbështetja e fëmijërisë së hershme deri te konkurset shkollore dhe ofertat mbështetëse për familjet deri te projektet ndër-brezore. Çdo vit, disa mijëra fëmijë dhe të rinj marrin pjesë në programet e fondacionit dhe në këtë mënyrë marrin pjesë aktive në krijimin e një zone për fëmijë. Që nga viti 2005, më shumë se 33 milionë euro janë derdhur në 40 programe bamirësie për fëmijë dhe familje,” - thuhet në sajt. Fondacioni Kinderland aktualisht po drejton rreth 15 programe. Këto përfshijnë Kulturakademie, Zukunftsakademie, Çmimin e Mësuesve të Baden-ëürttemberg dhe "Fëmijët mbjellin pemë".

Lajme të ngjashme