MPJ u gjobit pasi që fshehu shpenzimet e Prindonit, Gërvalla: Nuk u dëmtua buxheti i shtetit - NACIONALE

MPJ u gjobit pasi që fshehu shpenzimet e Prindonit, Gërvalla: Nuk u dëmtua buxheti i shtetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka raportuar sot gjatë ditës në Komisionin për Punë të Jashtme.

Gjatë raportimit, deputetja e AAK-së dhe anëtarja e këtij komisionit, Time Kadrijaj, ka pyetur Gërvallën rreth gjobës që MPJ ka marrë pasi që nuk ka dhënë detaje mbi shpenzimet e naftës nga burri i presidentes Osmani, Prindon Sadriu.

Nuk u keni lejuar mediave dhe organizatave të ndryshme qasjen në dokumente zyrtare gjë që ministria juaj është gjobitur. Është rasti i burrit të presidentes, Prindon Sadriu. Si keni lejuar që të dëmtohet buxheti për mos-qasje sepse ju e dini që krejt zyrtarët e kanë të lejuar të kenë qasje në dokumentet zyrtare dhe tash ju e keni pranuar të gjobiteni vetëm e vetëm të mos i bëni publike shpenzimet e burrit të presidentes”, ka thënë Kadrijaj.

Rreth kësaj ministrja e MPJ-së, ka thënë se kjo është një temë e vjetër dhe për këtë gjë Gërvalla ka thënë se nuk është dëmtuar buxheti i shtetit.

Teza që është dëmtuar buxheti i shtetit me këtë nuk është e vërtete sepse ato para nga buxheti kanë shkuar në buxhet, pra nga dora publike kanë shkuar në dorë publike, natyrisht është dëmtuar ministria e punëve të jashtme por përsëri në buxhet të shtetit kanë shkuar ato. Unë nuk e arsyetova, unë e pranova siç e kam pranuar deri tani 15 herë që jemi vonuar, për vonesën që kemi pasur jemi gjobitur ndërkohë të dhënat janë shpërndarë”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme