"Motra jonë": Haxhi Avdylit 'i djeg' që u përqesh nga deputetja Daorsa Kica, shpërthen në gjuhë të ulët - NACIONALE

"Motra jonë": Haxhi Avdylit 'i djeg' që u përqesh nga deputetja Daorsa Kica, shpërthen në gjuhë të ulët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti Haxhi Avdyli ka bërë një postim të mbushur me gabime drejtshkrimore por edhe me fyerje në drejtim të deputetes Doarsa Kica Xhelili, e të cilën e kishte bashkëpunëtore politike deri dje. Bukfalisht deri dje!

Kica vendosi që rrugëtimin e saj politik ta vazhdonte në LDK, duke u shprehur se nuk i shihte serioze reformat e nisura në drejtësi nga Vetëvendosje dhe Guxo (bashkëpunëtorët e Vjosa Osmanit).

Gjatë një interviste të dhënë mbrëmë për gazetarin Adriatik Kelmendi, znj. Kica tregoi edhe me shembuj konkretë se për çfarë arsyesh besonte që reforma e nisur në drejtësi nuk ishte në rrugë të duhur.

Megjithatë, ajo ngurroi të lëshohej në etiketime e fyerje megjithëse në një moment i shpëtoi gazi kur u pyet për një deklaratë të çuditshme nga z. Avdyli se "ia kishte dhënë komisionin për media". Kjo duket se i ka 'djegur' shumë Haxhi Avdylit, pasi sulmoi me gjuhë të ulët deputeten.

“Kjo "motra" jonë i kafshoi dorën e Vjosa Osmanit e partisë Guxo nga e cila u ushqye e u rrit (politikisht).” - tha z. Avdyli në postimin e tij në Facebook.

Avdyli ka kontestuar edhe arsyet e tjera të ofruara nga znj. Kica Xhelili për largimin e saj nga kjo parti.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje (nuk rekomandohet të lexohet nga persona nën moshën 18 vjeçare):

Të jesh përfaqësues i qytetarit, është përgjegjësi e madhe.

Kur je në rrugë të drejtë të sulmojnë, të shpifin, të shantazhojnë, të linqojnë, mundohen të të blejnë, por shumë me shumë ka që të duan e respektojnë por ka edhe që të shajnë.

Por sguxon asnjëherë të ligshtohesh e të devijosh për hir të mijëra zemrave e syve plot shpresë që ishin drejtuar kutive të votimit për ty.

Këto ditë "motra" jonë e vogël në politikë, papritur u largua nga Partia Guxo e nga grupi parlamentar.

Na brente shumë të kuptonim, cili ishte shkaku se arsye sgjenim.

U frikësuam që dikush e ka shantazhuar, blerë apo kercenuar.

Menduam që ka hatërmbetje, spatë hapësirë apo iu ndal zëri.

Por nga intervista mbrëmë vërtetuam nga ajo që asnjë nga këto arsye nuk qëndronin.

Tha: po largohem nga Partia Guxo për reformën në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit.

WHAAT?!!

*Të jesh kryetare e Komisionit parlamentar për administratë, e anëtare i komisionit për ligjet , të kesh tërë hapësiren në grup parlamentar e në foltore, të kesh tërë respektin e ndihmën e 67 deputetëve të shumicës, të kesh 7 ditë në javë dyert e hapura që të diskutosh me Presidenten e Kryeministrin dhe të thuash po iki për të shkuar në një parti të vogël opozitare për ta bërë atë reformë, më së paku mund të quhet tentim për sabotim të kësaj reforme.

*Të thuhet pa u skuqur se po iki për reformë e veting, në kohën që pas 23 vite liri kjo qeveri po fillon vetingun e reformën e thellë ne drejtësi e po të ipet tërë hapësira e mundshme të kontribosh nga Kuvendi e Ministria , më së paku quhet dezertim.

*Të thuash po largohem për mosluftimin e korrupsionit, në kohën kur raportet ndërkombëtare vendosin Kosovën në vend të parë në regjion e me ngritje ne ranglistën e luftimit të korrupsionit e kur kjo qeveri ska asnjë aferë korruptive quhet diletantizëm politik.

*Reforma në drejtësi po bëhet, ka dhjetëra ligje që kemi votuar e tjerat presin për tu votuar. Lufta kundër korrupsionit po vazhdon me hapa të mëdhenj.

*Populli ka një fjalë - "njerzit që kafshojnë dorën e atij që e ushqen, zakonisht lëpijnë këpucën e atyre që godasin" .

Kjo "motra" jonë i kafshoi dorën e Vjosa Osmanit e partisë Guxo nga e cila u ushqye e u rrit (politikisht). Pardje e nisi rrugëtimin politik diku tjetër duke përqeshë Rugovizmin e LDK-së e Guxo-s e pa kurrfarë lidhshmërie emocionale me konceptet e tyre, tani mbetet çështje kohe kur ka me ik edhe nga aty , ose do mësohet për të duruar goditjet e këpucave e brrylave.

*Për fund, në emër tim personal, përmes këtyre fotove, juve gati gjysmë milioni qytetarë që na besuat me 14 shkurt, me përulësi ju themi NA FALNI.

Edhe na jemi njerëz, mashtrohemi. Nuk e kemi njohur mirë.

Siq ka raste që edhe në jetë të përditshme të mashtrohemi, e të na lënë në baltë në gjysmë të rrugës. Sot po ndihemi njëjtë si ju të gjithë, të mashtruar , veq ne edhe pak më shumë, se i dhamë të gjitha mundësitë për të bërë emër.

Por misionin tonë për shtet e drejtësi, nuk ka forcë që e ndalon.

Lajme të ngjashme