"Motra e vëllazën të Prishtinës me rrethinë": Rifat Jashari nuk përmend fare Kurtin e Osmanin në fjalimin e tij - NACIONALE

"Motra e vëllazën të Prishtinës me rrethinë": Rifat Jashari nuk përmend fare Kurtin e Osmanin në fjalimin e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Te Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur një ceremeni për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Fjalën e morën presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe Rifat Jashari nga familja heroike që përfaqëson. Por, ajo që ra në sy ishte se ky i fundit nuk nderoi si zakonisht kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.

Ai përmendi thjesht “institucione vendore” si një togfjalësh që mund t’i afrohet nderimit për presidenten dhe kryeministrin.

Ose edhe “të nderuara motra dhe vëllazën të Prishtinës me rrethinë.”

Ja krejt ata që i nderoi z. Jashari në një fjalim që dukej se nuk e kishte përgatitur.

“Të nderuara motra dhe vëllazën të Prishtinës me rrethinë. Familje të nderuara të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve, familjarë të personave të zhdukur, institucione vendore dhe ndërkombëtare, eprorë dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Polici e Kosovës,” - u shpreh z. Jashari në nderimet që i bëri.

“Ishalla i arrijmë qëllimet tona shekullore,” – shtoi ai, derisa edhe bëri thirrje për unitet.

“Duhet të gjejmë gjuhë të përbashkët,” – tha më tutje.

Nuk dihet nëse këtë mos-përmendje, Jashari e bëri qëllimshëm apo për shkak të harresës.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti i kishte përmendur emrin z. Jashari madje duke i përmendur një pjesë të kontributit të tij për lirinë e Kosovës.

“Ishte viti 1993, kur vëllai më i madh i tyre që punonte në Gjermani, Rifat Jashari, do t’ju dërgonte Hamzës dhe Ademit uniforma ushtarake.” – u shpreh z. Kurti, derisa z. Rifat Jashari ndodhej para tij duke e dëgjuar fjalimin.

“Edhe simbolikisht ato mund të quhen uniformat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai që i kishte blerë ato uniforma ushtarake më 1993, duke e bërë kështu investimin më të madh dhe më të çmuar për Kosovën, baci Rifat Jashari sot është mes nesh përballë mijëra uniformave që mbajnë të veshura pjesëtarë të ushtrisë së Kosovës.” - kishte shtuar më tej kryeministri.

Lajme të ngjashme