Mot i përkeqësuar pritet edhe nesër, Qeveria bën thirrje tek qytetarët të bëjnë kujdes në qarkullim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas vërshimeve të mëdha në disa pjesë të Kosovës për shkak të reshjeve të shiut, janë ngritur kapacitete reaguese me qëllim përmasimin e situatës.
“Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka njoftuar të gjithë akterët dhe ka përcjellur njoftimin për ngritje të nivelit të gatishmërisë dhe bashkë po e monitorojnë gjendjen. Autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.” – thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Sipas informacioneve nga tereni, ekzekutivi njofton se janë mobilizuar të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, në mënyrë që të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale, si dhe autoudhët të jenë të qarkullueshme për automjete.
Poashtu, Qeveria bën thirrje te qytetarët që të bëjënë kujdes në lëvizje, pasi që sipasi Institutit Hidrometerologjik, përkeqësim i motit parashihet të jetë edhe gjatë të premtës.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugo.” – shkruhet në njoftim.
Qeveria gjithashtu ka njoftuar qytetarët se në rast nevoje mund të thirrin edhe në këta numra:
• Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit, në numrin e telefonit 193,
• Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192,
• Ndihmën e shpejtë , në numër të telefonit 194.
