“Mosekstradimi i Radojiçiqit çon në reagim edhe më ashpër ndërkombëtar ndaj Serbisë”: Picula flet për masat e mundshme ndaj Vuçiqit - NACIONALE

“Mosekstradimi i Radojiçiqit çon në reagim edhe më ashpër ndërkombëtar ndaj Serbisë”: Picula flet për masat e mundshme ndaj Vuçiqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëse udhëheqësi i formacionit paramilitar që sulmoi Kosovën më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit nuk ekstradohet te autoritetet kosovare “do të komplikohet edhe më tej marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë eurodeputeti Tonino Picula në një intervistë për median serbe “Nova”.

Picula – që është edhe një nga hartuesit kryesor të Rezolutën së Parlamentit Evropian të miratuar kohëve të fundit ku dënohet ashpër Serbia për rolin e saj në sulmin terrorist në Banjskë – është shprehur se në rast të mosekstradimit të Radojiçiqit “kjo do të rezultojë në veprime edhe më rrepta politike dhe diplomatike të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë”.

Eurodeputeti kroat shprehet se mund të pasojnë masa ndëshkuese ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, për përgjegjësinë për konfliktin e armatosur të 24 shtatorit.

Le të nisemi nga fakti se Kryeministrja Brnabiq është thjesht aty formalisht, dhe Presidenti Vuçiq është lideri i përnjëmendtë i Serbisë, dhe si të tilll është dashur të jenë të përditësuar rreth ngjarjeve të rëndësishme në vend dhe fqinjt e afër, në veçanti për çështje sigurie dhe marrëdhënie të jashtme politike. Sidoqoftë, për të përcaktuar nëse e dinin apo jo rreth sulmin terrorist ose nëse kanë nxitur konflikt në çfarëdo mënyre, është e nevojshme të kryhet hetim i thellë dhe të shpalohen të gjitha informacionet dhe dëshmitë e nevojshme”, ka thënë Tonino Picula.

Lajme të ngjashme