Mos e vet se të kallëzon vetë, Donika Gërvalla: Projektligji për pasurinë e pajustifikueshme, nuk është shkruar për spektakël
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mbajtur fjalën e saj për Projektligjin për Pasurinë e Pajustifikueshme.
Ajo pa e pyetur askush, tha se ky projektligj nuk është shkruar për ndonjë spektakël.
“Ky projektligj nuk është i zakonshëm, është projektligj që thotë qartë se funksioni publik, nuk mund të jetë mburojë për pasurim të pajustifikueshëm. Kur ushtron funksion publik, askush nuk duhet të jetë mbi detyrimin për ta arsyetuar pasurinë e vet. Është mesazh i qartë se shteti nuk mjaftohet me deklarime kundër-korrupsionit, por ndërton mekanizma realë e funksionalë. Nuk i shërben ndonjë spektakli, por rezultateve konkrete. Nuk është shkruar për të prodhuar tituj, por llogaridhënie”, tha ajo.