“Mos bo propagandë, juve ju thotë Vuçiqi”: Blerim Gashi përplaset me politikanin serb Arsenijevic
Debat i ashpër ka pasur mes analistit Blerim Gashi dhe politikanit serb, Aleksandar Arsenijevic.
Arsenijevic është ankuar se serbët po detyrohen të shkojnë në Rashkë t’i marrin pesionet.
“Si me i marrë paratë. Nëna ime detyrohet të shkojë në Rashkë ta marrë pensionin. A jetoni më mirë ju prej që është ndaluar dinari?”, tha Arsenijevic në Kanal10.
Reagoi ashpër analisti Gashi duke e akuzuar për propagandë.
”Le t’i merr në euro, si krejt qytetarët e Kosovës. Jo me thasë me shti pare. Mos bo propagandë, është i rregulluar tregu. Nuk është në rregull me thanë që ka ndalesë”, tha Blerim Gashi.