Momenti kur serbët tentojnë të hyjnë në objektin e komunës: Policia gjuan gaz lotsjellës
Me shumë zhvillime e tensione ka nisur edhe dita e sotme në veriun e vendit.
Shumë serbë kanë dalur për të protestuar para komunave, duke tentuar të ndalojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë.
Ata në një moment kanë hyrë në oborrin e komunës, dhe kanë tentuar të hyjnë edhe në objekt.
Në atë çast Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka shpërndarë protestuesit, transmeton Nacionale.
Aktualisht për situatën e sigurisë atje po përkujdeset edhe KFOR-i.
Policia ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat për ofrimin e sigurisë në katër komunat veriore.
Momentin mund ta shihni pas minutës 08:00.