Molliqaj: 15-vjetori i pavarësisë e gjen Kosovën të sulmuar nga të gjitha anët
Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj në përvjetorin e 15 të Pavarësisë së Kosovës ka thënë se
17 Shkurti është nga ato data kur mund ta kthesh kokën pas dhe t'i buzëqeshësh historisë.
“Ia kemi dalë. Lotët e humbjeve, orët policore, bora, kalimet e kufijve, pritat. 17 shkurti nuk kthehet mbrapa. Kosova i ka garancë njerëzit e saj,”- ka shkruar Molliaj.
Molliqaj është shprehur 15 vjetori i pavarësisë e gjen Kosovën të sulmuar nga të gjitha anët.
“Brenda po gërryhet arsyeja pse njerëzit tanë kanë dashtë shtet: shteti si mundësi. Emigrimi masiv është pasqyra e shtetit tonë si perspektivë për njerëzit. Në Hagë sulmohet ideja e pavarësisë sepse inkriminohet përpjekja popullore për liri. Ndërkohë, dialogu ndjell Asociacion, kurse pushteti mjegull me Asociacion,”- ka shkruar ai.