Ish-presidenti Moisiu: Kalova 7 porta për të arritur tek Thaçi - NACIONALE

Ish-presidenti Moisiu: Kalova 7 porta për të arritur tek Thaçi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar takimin e tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Hagës së bashku me ish-krerët e tjerët të UÇK-së.

Në një intervistë për emisionin “Now” të Euronews Albania, ai ka deklaruar se burgu ku mbahej Thaçi kishte 7 porta dhe se e kishte të vështirë të shihte një ish-president të mbyllur aty.

“Ai ishte një burg me 7 porta me çelës të ndryshëm, njëri i mbyllte e tjetri i hapte. Pra një burg me siguri të jashtëzakonshme. Më erdhi shumë rëndë kur pashë një ish-president të mbyllur atje. Të shikoje këta njerëz që sakrifikuan jetën dhe familjen e tyre, gjithçka që kishin, vunë kokën në rrezik. Ata mbaheshin mire, me kurajo, kishin besim tek drejtësia por unë për veten time nuk kam shumë besim. Kjo është për t’i bërë qejfin serbëve", ka thënë ai, shkruan euronews.al.

Lajme të ngjashme