“Mjerim; doberdan; dorëheqje”: Komentuesit e “gozhdojnë” Kusarin në Facebook-un e saj
Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, është në qendër të vëmendjes që nga mesdita, pasi Nacionale publikoi një përgjim ku ajo dëgjohet teksa e pranon se ka biseduar me Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të ShBA-së.
Kusari-Lila e ka bërë një postim në faqen e saj në Facebook, ku ka treguar se do të jetë e ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjinit.
E në seskionin e komenteve, Kusari ka pranuar shumë komente negative, disa qytetarë e kanë pyetur “me koordinik apo pakoordinim”.
“Mjerim” – shkroi komentuesi me emrin Mustaf Preniqi.
“Doberdan kakoste Mimoza” – shkroi Labinot Funiqi.
Ndërsa Korab Korça i kërkoi dorëheqjen Kusari.