Mitrovica e Veriut në AKK, ambasada e Gjermanisë: Një veprim i vetëm të mos shkaktojë zinxhir të pakontrollueshëm reagimesh - NACIONALE

Mitrovica e Veriut në AKK, ambasada e Gjermanisë: Një veprim i vetëm të mos shkaktojë zinxhir të pakontrollueshëm reagimesh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacionit të Komunave të Kosovës tashmë i është shtuar edhe një komunë anëtare. Mitrovica e Veriut është pranuar në AKK, pasi ky vendim fillimisht doli nga organet e kësaj Komune. Të martën, në një mbledhje të këtij Asociacioni u votua “pro”, anëtarësimit të Mitrovicës së Veriut aty.

Për Gazetën Nacionale në lidhje me këtë çështje, janë prononcuar nga Ambasada e Gjermanisë. Në përgjigjje nder të tjera thuhet: “Një veprim i vetëm të mos shkaktojë një zinxhir të pakontrollueshëm reagimesh që çojnë në tensione të larta”.

Përgjigja e plotë e ambasadës:

Ambasada Gjermane monitoron me përkushtim zhvillimet e vazhdueshme në Mitrovicën e Veriut dhe komunat e tjera në rajonin verior të Kosovës. Sigurimi që një veprim i vetëm të mos shkaktojë një zinxhir të pakontrollueshëm reagimesh që çojnë në tensione të larta në veri është me rëndësi të madhe.

Për më tepër, Ambasada i referohet Deklaratës së Quint ende të vlefshme të 18 majit 2023.

Lajme të ngjashme