Miratohet projektligji për çmimet tavan, opozita nuk merr pjesë në votim
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar edhe në lexim të dytë Projektligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Me 63 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendin ka miratuar këtë projektligj.
Ky projektligj është kundërshtuar nga opozita.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk kanë marrë fare pjesë në votimin e këtij projektligji.
Në deklarimet e tyre, ata i kanë treguar arsyet pse janë kundër këtij projektligji.