Ministrja Haxhiu tregon arsyen e rikthimit në punë të katër zyrtarëve të IML-së - NACIONALE

Ministrja Haxhiu tregon arsyen e rikthimit në punë të katër zyrtarëve të IML-së

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar arsyen e rikthimit në punë të katër zyrtarëve të IML-së.

Kjo pasi, siç ka thënë ajo, Prokuroria ka deklaruar se asnjëri prej tyre nuk janë të dyshuar dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Tutje, Haxhiu pohoi se në kohën kur ata kanë qenë të pezulluar, IML ka qenë e mbyllur për shkak të deficitit të laborantëve e toksikologëve.

“Komisioni disiplinor i ka suspenduar katër zyrtarë, po më pas janë rikthyer të gjithë në punë, pasi Prokuroria ka deklaruar që asnjëri prej tyre nuk janë të dyshuar dhe se hetimet po vazhdojnë. Madje në kohën që ata kanë qenë të pezulluar, IML ka qenë e mbyllur për shkak të deficitit të laborantëve dhe toksikologëve.

Unë mendoj që vendimi i Komisionit të Ankesave është i padrejtë… Një nga institucionet që kemi më së shumti probleme është IML-ja, në të kaluarën nuk ka pasur ministra që ka bërë reforma…", tha ndër tjerash ajo në T7.

Lajme të ngjashme