Ministrja gjermane, Qeverisë së Kosovës: Kuptojeni se kërkesa për deeskalim s’është veç për Serbinë, por edhe për juve - NACIONALE

Ministrja gjermane, Qeverisë së Kosovës: Kuptojeni se kërkesa për deeskalim s’është veç për Serbinë, por edhe për juve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja gjermane për Evropë, Anna Luhrmann ka deklaruar se situate në veri të Kosovës duhet të deeskalohet, pasi që të dyja palët janë “duke rrezikuar” rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për “Euroactiv”, ministrja gjermane ka deklaruar se “Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë se një kërkesë e tillë s’i drejtohet vetëm Beogradit, por edhe Prishtinës”.

“Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë që kjo nuk i drejtohet vetëm Beogradit, por edhe Prishtinës Të dyjat duhet të përkushtohen në mënyrë konstruktive për një zgjidhje diplomatike.” – u shpreh ajo.

Ndërkohë, homologja e saj nga shteti francez, ministrja Laurence Boone, ka thënë se po ashtu se të dyja palët duhet t’i respektojnë marrëveshjet.

“Të dyja palët duhet t’i respektojnë marrëveshjet e tyre dhe të vijnë me një kuptim të përbashkët.” – raportohet se ka deklaruar ajo.

Vlen të përmendet se Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thirrur në një takim urgjent kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në llogarinë e tij në “Tëitter”, ai ka njoftuar se situata në veri ka nevojë për shtensionim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja.

I kam thirrur liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për shtensionim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në.” - ka shkruar Borrell.

Lajme të ngjashme