Ministrit Liburn Aliu i vdes axha - NACIONALE

Ministrit Liburn Aliu i vdes axha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Luburn Ali, ka njoftuar se i ka vdekur axha Zenel Kelmendi.

Ai ka treguar se i ndjeri ka qenë njeri i dashur për të gjithë familjen dhe veprimtar i çështjes kombëtare.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e Prishtinës në Arbëri.

Sot ndërroi jetë axha im, prof. Zenel Kelmendi. Ishte njeri shumë i dashur për të gjithë familjen, veprimtar i çështjes kombëtare, doktor i mjekësisë, profesor dhe rektor i parë i Universitetit të Prishtinës pas luftës. La pas vetes shumë. Do ta kujtojmë gjithnjë, dhe do na mungojë të gjithëve. Varrimi bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e Prishtinës në Arbëri. Prehu i qetë axha Zenel”, ka shkruar Aliu.

Lajme të ngjashme