Ministria e Punëve të Jashtme: Tri familje nga Kosova ishin në zonën e termetit në Turqi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, është deklaruar rreth tërmetit në Turqi dhe rrezikut që përjetuan qytetarët e Kosovës në zonat e tërmetit.
Në një përgjigje për Radio Evropën e Lirë, MPJD-ja theksoi se ka arritur të identifikojë tri familja nga Kosova. Po ashtu, në përgjigjen e tyre, theksohej se edhe një ekip i mundësve kosovarë, ishin prezent në zonën e goditur nga tërmeti.
“Me qytetarët që kanë qenë atje në kohën e tërmetit, ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është në komunikim dhe e gatshme për t’i ndihmuar për kthim në Kosovë, apo në ndonjë formë tjetër”, deklaruan nga MPJD-së, por pa sqaruar në detaje.