Ministria e Mbrojtjes pas vërshimeve: FSK-ja po qëndron gati për secilën situatë emergjente
Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës po qëndron në gjendje gatishmëria, pas situatës me vërshime në shumë pjesë të vendit.
Përmes një komunikate për media, ministria thotë se janë duke e monitoruar situatën në terren.
“Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagojë, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.” – thuhet tutje.
Në fund, bëhet e ditur se FSK-ja po qëndron në gjendje gatishmërie dhe se në secilën situatë emergjente, realizon mbështetje ushtarake për qytetarët pa dallim.
Komunikata e plotë:
Pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.
Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagojë, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.
FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizojë detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim.
